Mjaft! - Anketimi per Nivelin e Korrupsionit ne Universitetet Publike

Korrupsioni në arsimin e lartë në Shqipëri ka përfshirë në masë Universitetet publike. Ky ka qenë rezultati i studimit të publikuar nga Lëvizja “Mjaft”, ku më shumë se 86% e studentët të pyetur kanë pranuar se paguajnë për të marrë provimet.

Universitetet publike janë shumë herë më të ekspozuara ndaj korrupsionit në arsimin e lartë sa ato private.

Konstatimi vjen nga vetë studentët, të cilët përmes një ankete kanë pranuar fenomenin në masën 86.8%.

Në anketën e Lëvizjes “Mjaft”, studentët e pyetur kanë denoncuar edhe formën me të cilën shfaqet korrupsioni, përmes pagesës për të marrë provimet.

Aldo Merkoci: 86.8% e studentëve janë përgjigjur se Po, ata besojnë se ka korrupsion në fakultet. Jo vetëm që kemi ekzistencën e korrupsionit në provime, por fakti që kemi më shumë se 30% të studentëve që mendojnë që ky akt korruptiv ndodh vetëm për të marrë provimin, besoj që ky është dyfish një problematikë.

Teksa studimi nxorri në pah qëndrimin e studentëve, edhe pedagogët pranuan se disa kolegë të tyre nxisin fenomenin.

Olti Rrumbullaku: Universitetet, pedagogët shpesh orientohen drejt parave, fitimit sesa cilësisë.

Rezultatet e pyetësorit do të fillojnë të diskutohen në auditorët e Universiteteve.

Nora Malaj: Elementi i problematikave në Universitetet shqiptare është një element që qëndron dhe realisht ka një pazëll shumë të plotë.

Pyetësori është shtrirë në katër Universitete të vendit, në atë të Vlorës, Shkodrës, Durrësit dhe Tiranës.

 

Shkeputur nga: Ora News