Protestojnë studentët e Gjeografisë: Ska fonde, na lanë pa ekspedita.

 

Me dhjetra studentë të degës së Gjeografisë në Universitetin e Tiranës kanë zhvilluar ne 28 Maj një protestë para fakultetit, pasi sipas tyre dekanati ka anulluar ekspedita e praktikës mbi 100 km. Ata shprehen se janë reduktuar edhe shpenzimet për udhëtime, duke thënë se fakulteti nuk ka fonde dhe ata janë të detyruar ti paguajnë vetë ekspeditat.

Studentët kanë kërkuar sot që të merren masa dhe atyre tu sigurohet fjetja dhe shpenzimet, ndërsa në të kundërt do të bëjnë bojkotin e praktikave.“Ndryshe nga praktikat e ndjekura në vitet e kaluara na është komunikuar se Universiteti i Tiranës nuk merr përsipër të mbulojë shpenzime dhe të organizojë ekspedita në largësinë mbi 100 km nga Tirana, me motivacionin se nuk është kompetencë e tyre”, u shpreh një nga studentët.

Por drejtuesit e fakultetit shprehen se gjithçka është bërë në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave, që nuk lejon ekspedita larg 100 km, megjithese dicka e tille nuk eshte shprehur ne vendim. 

Vendimi

Vendimi nr. 997, datë 10.12.2010 përcakton se “studentët dhe nxënësit si dhe trupa shoqëruese pedagogjike, që kryejnë praktika mësimore, ekspozita apo aktivitete, jashtë qendrës së institucionit arsimor, nuk përfitojnë dietë. Shpenzimet e udhëtimit dhe fjetjes së tyre përballohen nga institucionet përkatëse të arsimit sipas dokumenteve përkatëse tatimore të përcaktuara në pikën IV të vendimit”, përmes të cilit “dokument tatimor, për efekt të këtij vendimi do të konsiderohet çdo biletë transporti e miratuar nga Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, si dhe çdo faturë e thjeshtë apo me TVSH e cila detyrimisht duhet të shoqërohet me faturë të printuar nga kasa elektronike fiskale”.

Ekspeditat

Në vitin e fundit kanë të përfshirë në kurrikulën mësimore udhëtime dy javore nëpër të gjithë Shqipërinë. Në degë të veçanta bëhen ekspedita, në të cilët studentët njihen në terren pas njohurive të marra në literaturën e tyre. Mirëpo dy vitet e fundit mësojmë se nuk janë zhvilluar, nisur edhe nga ngjarja e ndodhur edhe një vit më parë, njohur edhe si tragjedia e Himarës, ku dhjetëra studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan humbën jetën. Por përveç kësaj, tjetër problem për kryerjen e ekspeditave mbetet edhe buxheti, e cila do të mbulohet me shpenzimet e vetë studentëve dhe pedagogëve.

 

Shkeputur nga Gazeta Standart dhe Infoarkiva. Per me teper komentoni ne Blog