Debate Publike mbi korrupsionin ne Universitetin e Korces

Diskutimet publike në kuadër të Iniciativës Kundër Korrupsionit në Universitetet Publike u zhvilluan për Universitetin e Korces, me përfaqësueshmëri studentësh nga të gjtiha fakultetet pjesë e këtij universiteti.

Pikat me shqetesuese te ngritura nga studentet dhe te shprehura nga Levizja Mjaft ne daljet publike dhe takime me perfaqesine e Ministrise se Arsimit jane si me poshte:

—  Pagesë për provimet

—  Mungesë aksesi në shërbimet e fakulteteve

—  Mohimi i të drejtave studentore

—  Studentë “fantazëm”

Takimi u mbyll me nje diskutim per te inkurajuar studentet qe te sjellin ne vemendjen e Levizjes Mjaft por edhe te mediave lokale rastet korruptive qe ata hasin ne fakultetet e tyre.