Debate Publike mbi korrupsionin ne Universitetin e Tiranes

FAKULTETI EKONOMIK
Data/ Ora/ Vendi: Se shpejti
FAKULTETI I HISTORISE DHE FILOLOGJIKUT
Data/ Ora/ Vendi: Se shpejti
FAKULTETI I INXHINIERISE SE NDERTIMIT
Data/ Ora/ Vendi: Se shpejti
FAKULTETI I SHKENCAVE TE NATYRES
Data/ Ora/ Vendi: Se shpejti
FAKULTETI I MJEKESISE
Data/ Ora/ Vendi: Se shpejti
FAKULTETI JURIDIK
Data/ Ora/ Vendi: Se shpejti
FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE
Data/ Ora/ Vendi: Se shpejti

Diskutimet publike në kuadër të Iniciativës  Kundër Korrupsionit në Universitetet Publike u zhvilluan për Universitetin e Tiranës, , me përfaqësueshmëri studentësh nga të gjtiha fakultetet pjesë e këtij universiteti.

Biseda u fokusua në pikat si më poshtë:

·         Llojet e Korrupsionit për ju… 

·         Liria e fjalës dhe e veprimit…

·         E drejta për informacion…

Tre pikat më lart, merrni kuptim dhe parashtroheshin nga studentet për target grupet: 

·         Student – Këshilli Studentor në Fakultet

·         Staf Akademik

     ·         Staf Administrativ

·         Kupolat drejtuese

Një pjesë e mirë e diskutimit u fokusua te çështja e Këshillit Studentor të fakulteteve. Të pranishmit u shprehën se kjo strukturë është fiktive dhe tërësisht e panjohur prej tyre. Në mbështetje të konstatimit të tyre, ata shtuan se kjo mungesë informacioni vjen për shkak se nuk bëhen zgjedhje në fakultetet për këtë strukturë dhe se kandidatët vetëshpalleshin pa u bërë me dije.

 Gjithashtu, problematike e mirëdiskutuar gjatë takimit lidhjen me aspektin financiar që duhet të përballet studenti në vitet e tij akademike. Këtu mund të përmendet blerja me detyrim e librave të shkruar nga vetë pedagogët e lëndës, rryshfete për marrjen e provimeve (si për të marrë lëndën, ashtu edhe për të marrë një notë më shumë), si dhe pagesa shkollore. Për sa i takon kësaj të fundit, studentët kanë zhvillur një peticion me qëllim që pagesa e masterit të bëhet e ndarë në dy këste, kërkesë e cila nuk është pranuar nga përgjegjësi i departamentit në të cilin është dorëzuar, duke u argumentuar me arsyen se çështja nuk është në kompetencat e tij.


[1] [2]