Debate Publike mbi korrupsionin ne Universitetin e Durresit

Diskutimet publike në kuadër të Iniciativës Studentore Kundër Korrupsionit në Universitetet Publike vijuan në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”, më datë 21 Shkurt 2015. Gjatë ditës u realizuan 2 (dy) takime. Së pari, u zhvillua në Universitet, me një numër rreth 150 (njëqind e pesëdhjetë) studentësh pjesë e diskutimit. Së dyti, me një grup më të vogël studentësh, të cilët janë dhe aktivistë të CSDC Durrës, pranë zyrave të kësaj të fundit u zhvillua një bisedë më e fokusuar në pikat si më poshtë:

- Llojet e Korrupsionit për ju…
- Liria e fjalës dhe e veprimit…
- E drejta për informacion…

Tre pikat më lart, merrni kuptim dhe parashtroheshin nga studentet për target grupet:
- Student – Këshilli Studentor në Fakultet
- Staf Akademik
- Staf Administrativ
- Kupolat drejtuese
Pasi treguam Qëllimet dhe Pritshmeritë e Projektit të cilat në rastin konkret u parashtruan shkurt:
- Rezultate
- Ndërgjegjësim
- Nxitje në raportim
- Çeshtje Konkrete
- Punim Kërkimor
 - Mediatizim
Pse?!
- Paqëndrueshmëria në sistemin universitar,
- Perceptime apo të vërteta,
Gjatë takimit me student në Universitet, të pranishmit ishin dhe nga Sistemit Part-time. Ishte lehtësisht i dallueshëm heterogjeniteti i grupit, për nga mosha, profilet nga vinin dhe nga kërkesat për studimet universitare. Pjesëmarrësit ishin të shumtë në numër e kështu problematikat, apo ndryshe rastet korruptive aprovoheshin lehtë në sallë.

[1] [2]