Debate Publike mbi korrupsionin ne Universitetin e Durresit

Që në fillim, studentët u shprehën të pakënaqur me transportin, i cili deri vitin e kaluar ishte në dispozicionin e tyre, e tani, jo më. Ky rast përbën problem, pasi parimisht, si kosto, në ndërtimin e Universitetit, supozohet që ekziston Zëri në Buxhet, përkatës për mbulimin e transportit. Studentët tregojnë që për ta, kosto ditore e transportit për të ndjekur orët mësimore janë mesatarisht 300 lek të reja. Këtu nuk duhet të harrojmë orët e sakrifikuara në pritje të mjeteve të transportit.
Diskutimi vijoi me mungesën e Entiteteve Përfaqësuese Studentore, si Këshilli Studentor. Dukshëm vërtetohej që nuk kishte një të tillë. Për më tepër, ata treguan që nëse replikonin për diçka që atyre u takonte e nuk u ofrohej në Universitet, do të kishin pasoja të mëtejshme të cilat më tepër shfaqeshin në mungesën e etikës së komunikimit, që mund të shkonte deri në dhunim psikologjik ndaj studentit.
Studentët, ndjekës të rregullt të orëve mësimore, tregonin shqetësim për faktin që ekzistonte një numër mjaftueshëm i konsiderueshëm studentësh të cilët nuk frekuentonin gjatë vitit, e në fund kishin rezultate të kënaqshme. Për ta ishte trajtim i pabarabartë dhe për më shumë linte hapësira për të menduar se si këta mund të thyenin rregullat pa penalitetet përkatëse.
Shqetësim përbënte gjithashtu situata për Lëndët me Zgjedhje. Studentët nuk kishin të drejtën e seleksionimit të lëndës sipas kërkesave të tyre. Për ta, kjo ndodhte, si pasojë e mungesës së ekspertizës për programet e degëve përkatëse.
Nuk mund të anashkalohej rasti në të cilin studentët, pa përjashtim, kanë paguar 200 lek të reja për sigurimin e Kartës së Studentit. Kjo e fundit akoma nuk është dhënë e siç studentët tregojnë, nuk dine as përfitimet nga kjo Kartë.
Ceshtje te tjera ishin gjithashtu:
Pagesa për provime
Higjiena rrotull Universitetit
Paqëndrueshmëria e Profesorëve
Dispunueshmeria e Sekretarise

 


[1] [2]