Debate Publike mbi korrupsionin ne Universitetin e Vlores

Diskutimet publike në kuadër të Iniciativës  Kundër Korrupsionit në Universitetet Publike filluan në Universitetin e Vlorës. Gjatë ditës u realizuan 2 (dy) takime. Së pari, u zhvillua me, me një numër rreth 50 (pesëdhjetë) studentësh pjesë e diskutimit. Së dyti, me një grup më të vogël studentësh, të cilët janë dhe aktivistë u zhvillua një bisedë më e fokusuar në pikat si më poshtë:
- Llojet e Korrupsionit për ju…
- Liria e fjalës dhe e veprimit…
- E drejta për informacion…
Tre pikat më lart, merrni kuptim dhe parashtroheshin nga studentet për target grupet:
- Student – Këshilli Studentor në Fakultet
- Staf Akademik
- Staf Administrativ
- Kupolat drejtuese
Pasi treguam Qëllimet dhe Pritshmeritë e Projektit të cilat në rastin konkret u parashtruan shkurt:
- Rezultate
- Ndërgjegjësim
- Nxitje në raportim
- Çeshtje Konkrete
- Punim Kërkimor
- Mediatizim
Pse?!
- Paqëndrueshmëria në sistemin universitar,
- Perceptime apo të vërteta,
Apelimet më të rëndësishme të studentëve në diskutim ishin drejt Strukturave Studentore fiktive, ku nëpërmjet emërimit të përfaqësuesve, anashkalohej tejçimi i problematikave të studentëve. Në vijim të kësaj, këta student jo të zgjedhur, u cilësuan si pedagoge të ardhshëm, pasi profesorati kështu krijonte një fare pëlqyeshmërie për ta.
Gjithashtu, diskutimi u drejtua tek Literatura e miratuar për studim, e cila për ta ishte thuajse gjithmonë në përseritje, për lëndët brenda Departamenteve dhe ndër vitet e studimit. Për më tepër, ata ishin të detyruar të blinin materialet, të cilët për ta ishin jo të përditësuar me fushat përkatëse. Kjo më pas, vështirësonte Praktikat Mësimore të studentëve, pasi përvec infrastrukturës së dobët, ata vështirë të aplikonin Teoritë e marra në auditore.

[1] [2]