Debate Publike mbi korrupsionin ne Universitetin e Vlores

Për Studentët, perceptimet në lidhje me rryshfetet ishin fakte. Tregonin, dhënia e parave kryhet nëpërmjet një pale të tretë, të besueshme. Këtu u shfaqën qëndrime të tipit: Studenti vetë po nxit korrupsionin. Ai nuk tregon interes të vazhdueshëm për studimin dhe në fund gjen mënyra alternative, ku përveç rryshfeteve përdorin dhe metodën e favorit për favor. Sigurisht, e gjitha për ta nis që në ditët e para të ndjekjes së Universitetit, ku mungesa e përkushtimit, motivimit dhe kërkesës së llogarisë ndaj studentit nga profesorët, ul ndjeshëm përkatësinë me institucionin e arsimit të lartë.
Sa i takon shërbimit të marrë kundrejt pagesave vjetore, ata ankohen për neglizhencën ndaj pajisjeve në salla (pa Projektor, tabela me shkumës, tavolina të thyera, etj). Për më tepër sekretaritë mësimore shfaqin mungesë korrektese në plotësim dokumentacioni në kohë apo dhe përdorimi i një gjuhe komunikimi të papërshtatshme nga ana e tyre.
Fare pak student nga të pranishmit, ishin të vetëdijshëm për Programet zyrtare të Degëve respective dhe shpesh here, hasen me vështirësi në vendimmarrjet për lëndët preferenciale apo dhe propozimet për të punuar me kohë të pjesshme. Përveç kësaj, pavarsisht se në klasë gjithmonë ka grupe të cilët punojnë për rezultate të drejta dhe të larta, ata demotivohen kur shohin pjesëmarrjen në auditore në me pak se 50% e numrit të rregjistruar.


[1] [2]