Programi

TË PËRGJITHSHME

Aktivitete kryesore të kësaj fushate do të përqëndrohen ne ndergjegjesimin e të rinjve dhe informimin e tyre lidhur me veprimtaritë korruptive në universitetet publike dhe angazhimin e tyre në mospjesmarrjen në verpimtari të tilla të cilat cënojne etikat bazë të arsimit formal akademik. Universtitetet e përfshira në këto aktivitete do të jenë Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Vlorës. Në këto universitete do të vendoset nga një kuti postare në disa fakultete ku të rinjtë student do të kenë mundesinë për të identifikuar dhe raportuar raste të cilat janë korruptive, ose për të afruar alternativa sesi mund të përmirësohet sistemi aktual i arsimit për të parandaluar fenomene të tilla.

DEBATET PUBLIKE

Nje sere debatesh publike do te mbahen ne disa nga fakultetet e Unviersitetit te Tiranes, te Elbasanit dhe Universitetit te Vlores. Synimi i ketyre debateve eshte diskutimi lidhur me korrupsionin ne arsimin publik dhe si ndikon ky fenomen ne shoqerine akademike si dhe sociale te vendit tone dhe ne jetet e vete studenteve. Gjate debatit do te te kete dhe gazetare ose aktore te njohur te shoqerise civile te cilet do diskutojne sebashku me studentet lidhur me ceshtjet e lart permendura.Shume shpejt do te postojme dhe datat perkatese te Debateve Publike per secilin fakultet si ne Universitetin e Tiranes ashtu dhe ne ate te Universitetit te Vlores.

PLATFORMA ELEKTRONIKE DHE FORUMI STUDENTOR

Ne faqen elektronike do te postohen vazhdimisht artikuj dhe reflektime te studenteve si dhe te gazetareve lidhur me fenomenin e korrupsiionit ne arsimin publik. Nje blog interaktiv (studentiaktiv) do te sherbej si forum studentor, ku cdo student do te kete mundesi te shpreh opinionet, te aktivizohet dhe te shprehen lidhur me subjekte te ndryshme ku fokusi do te jene ndergjegjesimi i studenteve dhe aktivizimi I tyre ndaj veprimeve korruptive.Fushata kërkon të perforcojë kulturën qytetarë për të zgjidhur cështjet sociale nëpërmjet praktikave më të mira pro active dhe gjithëpërfshirëse. Komuniteti i angazhuar gjatë kësaj iniciative do të jenë vetë studentët të cilët do të luajnë një rol aktiv për ndërgjegjësimin e moshatarëve të tyre. Gjithashtu mbështetje do të merret dhe nga stafi përkates akademik, me deshirën për të sjellë ndryshimet e duhura në arsimin publik shqiptar. Do të jetë ky komunitet i cili besojmë do të sjellë ndryshim në perceptimin e vlerave të vërteta të arsimit në Shqipëri, duke identifikuar, parashtruar dhe kundërshtuar të gjitha fenomenet që cënojne këto vlera dhe etikën e arsimit në universtitetet publike.